Newcastle United ka ndryshuar qëndrimin e saj për sulmuesin suedez Alexander Isak, pasi tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Fillimisht i konsideruar si i paarritshëm në qershor, pronarët sauditë tani janë të hapur për të lejuar largimin e tij, pas progresit të bisedimeve për sulmuesin francez Hugo Ekitike.


Sipas Fabrizo Romanos, çmimi i kërkuar për Isak është 142 milionë euro për Isak. Ndërkohë, Liverpuli ka bërë një qasje për ta transferuar atë, ku u raportua se janë gati ta paguajnë këtë shumë.

Kjo mund të ndodh, pasi Newcastle po përgatitet gjithashtu të finalizojë një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për Ekitiken nga Eintracht Frankfurt, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Për sulmuesin e Eintracht Franfkurt është në garë edhe Liverpooli, të cilët do të largoheshin nga gara, nëse Newcastle pranon shitjen e Isak.

Duket se Ekitike do të përfundojë me shumë gjasa në Angli, por mbetet të shihet se tek cili klub.

Ky zhvillim shihet si një strategji për të respektuar rregullat e qëndrueshmërisë financiare të Ligës Premier. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app