Si tematikë u përfshi e fundit në Platformën e dialogun me Serbinë, por Ekipi negociator nuk e ka idenë se çfarë mekanizmi do të trajtojë çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të paktën, kështu po thonë deputetë të opozitës.
Ata që nuk përkrahën nga fillimi ligjin për dialogun, po thonë se përfshirja e viktimave të dhunës seksuale në platformën e dialogut, po bazohet më shumë në suaza dëshirash.
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ky ekip negociator nuk ka asnjë plan se si do të shqyrtohet kërkesa e reperacionit, apo përfshirja e tyre në mekanizma ndërkombëtarë.
“E shohim se shumica e çështjeve trajtohen vetëm në suaza të dëshirave, por assesi nuk përcaktohen mënyra se si do të arrihen të plotësohen ato qëllime apo parime që i kanë quajtur. Dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës thjesht thuhet që do të kërkohet reperacion, por nuk ka asnjë plan konkret se si do të shqyrtohet një kërkesë e tillë, ku saktësisht do të dërgohet një kërkesë për reperacion. A planifikohet që nesër pasnesër ku jemi pjesë e mekanizave ndërkombëtarë që Kosova të kërkoj reparacionin edhe nëpërmjet atyre mekanizmave, siç kanë bërë Bosnja, Kroacia apo siç ka edhe shumë raste tjera. Praktikisht sipas kësaj platforme nuk shihet që ka një plan konkret se si të arrihet një qëllim i tillë”, ka thotë Osmani.
E, sa i përket kësaj, Osmani thotë se Kosovës i duhet një plan, në lidhje me reparacionin, e kërkuar nga ana e Serbisë.
Por, ndryshe thotë bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.
Ai zotohet se do të kenë kërkesa specifike, drejtuar palës serbe. Megjithatë, ani pse është shumë pranë faza përmbyllëse e dialogut, kërkesa të tilla ende nuk janë të specifikuara.
“Momentalisht jemi duke e përgatitur një letër të shkruar, ku është pozicioni i Kosovës, që ka të bëjë me kërkesat tona, për trajtimin e rasteve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo nënkupton që do të kemi kërkesa specifike, duke filluar prej kërkim faljes konkrete nga shteti serb, e deri te zbardhja e sa më shumë rasteve dhe natyrisht kompensimi material, edhe për dëmin emocional që është shkaktuar për viktimat dhe për familjarët e viktimave”, thotë Ahmeti.
Ahmeti përmend mekanizma të mundshëm, në të cilat do të mund të trajtohet kjo kategori, por ende nuk dihet se cili do të jetë ky mekanizëm.
“Ne një kërkesë kryesore në përgjithësi për reparacionin, e kemi që në marrëveshje të ekzistojë një mekanizëm, në të cilin palët e ndryshme nga Kosova, ne natyrisht e mbrojmë këtu palën kosovare, do të kërkojnë dhe do të kenë mekanizëm, qoftë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ose arbitrazh, ku do të kërkohet kompensimi për çështje të ndryshme. Pra, meqenëse nuk i kemi të gjitha informatat për çdo viktimë, atëherë e jona është që të kërkojmë mekanizimin në bazë të cilit, një viktimë e dhunës seksuale, mund të kërkoj, kompensim, përmes shtetit të Kosovës, në atë organizëm ndërkombëtarë”, vazhdon ai.
Në anën tjetër, Ahmeti shprehet i bindur se nuk do të ketë amnisti për dhunuesit.
E, përfshirja e kategorisë më të ndjeshme të luftës (viktimave të dhunës seksuale), në këtë platformë dialogu, është bërë edhe me vonesë.
Një gjë të tillë e thotë vetë drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.
“Si organizatë ne jemi përfshirë vonë realisht. Na ka ardh një kërkesë prej Qeverisë Haradinaj për të qenë pjesë e procesit, dhe fatkeqësisht në atë kohëm, nuk kemi qenë këtu prezent, por në formë elektronike, iu kemi përgjigjur disa pyetjeve, që ata kanë qenë të interesuar që edhe këtë grup të ndjeshëm, me trajtu. Edhe për neve ka qenë interes shumë të madh që viktimat e dhunës seksuale tashmë të jenë pjesë e dialogut dhe të jenë pjesë e platformës së dialogut për marrëveshjen përfundimare me Serbinë”, thotë ajo.
Rushiti ka numëruar kërkesat e QKRMT-së drejtuar ekipit negociator, në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në bisedimet me palën serbe.
“ Ne kërkojmë që komponenta e reperacionit, si gjithpërfshirëse, ashtu siç janë edhe parimet e OKB-së të jetë e përfshirë. Në kuptimin e dëmshpërblimit, në kuptimin e kërkimfaljes, në kuptimin e njohjes së datës të viktimave të dhunës seksuale, në kuptimin e rehabilimit të këtyre viktimave, mbi të gjitha qasjen në drejtësi, që është një komponentë shumë e rëndësishme për faktin që duhet pasur bashkëpunim të mirë me Serbinë… Natyrisht shumica e personave që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk janë brenda kufijve edhe nganjëherë po paraqet sfidë të vazhdueshme për organet e drejtësisë. Prandaj mendojmë që këto çështje duhet të adresohen, trajtohen në dialog me Serbinë, në mënyrë që ato të jenë si pjesë e marrëveshjes së paqes”, thotë ajo.
Drejoresha e QKRMT-së, thotë se ende nuk dihet se kjo çështje a është përmendur ndonjëherë në Bruksel, ngase dialogu deri më tani nuk ka qenë transparent fare për shoqërinë.
Ajo ka uruar që ky ekip negociator gjatë dialogut më Serbinë, ta përfaqësojë seriozisht zërin e rreth 20 mijë viktimave të dhunës seksuale.
E, profesori Behlul Beqaj vlerëson se përfshirja e kategorive të dala nga lufta, do t’i legjitimojë ata, që të njëjtit të jenë insistues në përpjekjen që të mos ndodh korrigjimi i kufijve.
“Çdo gjë që në përmbajtje nuk e prek dhe nuk e cenon integritetin territorial, ndonëse nuk përmendet presidenti Thaçi, por me faktin që janë shumë elemente, mes të cilave dhe çështja e të dhunuarave dhe të pagjeturve tregon se ata faktikisht e kanë bërë vetëm një material, një përmbajtje, e cila vetëm i legjitimon ata se janë insistues në përpjekjen që të mos ndodh korrigjimi i kufijve. Ndoshta në momentin kur paraqitet ai dokumenti, i cili thashë se do të jetë në stilin e miratimit të fabrikuar, do ta shohim qëndrimet se kush me të vërtetë qëndron prapa idesë dhe kush është në kundërshtim të idesë së ndarjes të Kosovës” , thotë ai.
Në platformën mbi të cilën do të zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, janë hartuar 11 parime, e njëra ndër to është edhe çështja e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet.
Për viktimat e dhunës seksuale, thuhet se Kosova do të kërkojë drejtësi, rehabilitim dhe dëmshpërblim për vuajtjet denigruese dhe çnjerëzore të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërkaq, kjo platformë dhe ligji për dialogun, janë miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë këtij muaji, me 58 vota për dhe tri abstenime. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet