Alexis Sanchez mund të largohet në afatin kalimtar veror nga skuadra angleze, Arsenal dhe mundësitë e transferimit të tij janë të mëdha tek një skuadër tjetër me nam në Evropë.

Sulmuesi kilian ka rritur nivelin e tij dhe ka qenë ylli kryesor i skuadrës që kur u transferua nga Barcelona te Arsenali.


Por, raportet e tij me trajnerin e skuadrës, Arsene Wenger, thuhet se janë krisur dhe në verë mund të kemi largimin e tij nga Topçinjtë.

Sipas faqes së njohur angleze të futbollit ‘Squawka’, tri janë opsionet që Sanchez do t’i kishte në rast largimi nga skuadra londineze, transmeton Telegrafi.

Ekipi i ëndrrave ku Sanchez do të transferohej do të ishte gjiganti gjerman, Bayern Munich, që janë një skuadër e fuqishme prej vitesh në Gjermani dhe Ligën e Kampionëve dhe me dyshen, Arjen Robeen dhe Frank Ribery që janë afër largimit nga skuadra pas gati një dekade, kiliani do të ishte emri më i mundshëm.

sanchez1

Skuadra reale që kiliani do të mund të transferohej do të ishte ajo italiane, Juventus, pasi ‘Zonja e Vjetër’ janë ithtar të moçëm të yllit të Arsenalit, pasi e kishin kërkuar edhe gjatë kohës sa ishte te Udinese, duke ofruar 25 milionë euro për të, por ky kishte vendosur të transferohej te Barcelona.

sanchez2

Ekipi i çuditshëm ku Sanchez do të mund të përfundonte është rivali lokal i Arsenalit, Chelsea, të cilët në sezonin e ardhshëm pritet të kthehen në Ligën e Kampionëve dhe kështu do të dëshironin një organikë më të fortë dhe nga shitja e Oscar prej 60 milionë eurove në Kinë, të gjitha paratë do t’i jepnin në transferimin e sulmuesit shtatshkurtër.

sanchez3

Ndërsa, sugjerimi i faqes angleze është se Sanchez do të përfundoj te Manchester City, pasi trajneri Pep Guardiola është një ithtar i lojës së tij dhe do të dëshironte një ribashkim me të, pasi kiliani do të përshtatej perfekt në skemat e tij, duke mundur t’i mbuloj dy pozita, atë të sulmuesit të krahut dhe qendërsulmuesit. /Telegrafi/

sanchez4

telegrafi sport app