Ekipi i CS:GO fnatic kompleton listën me ardhjen e FASHR
Pas largimit të kapitenit birdfromsky nga ekipi ECSTATIC, tani edhe lojtari tjetër Dion "FASHR" Derksen ka gjetur shtëpinë e tij të re.
Tani zyrtarisht FASHR pas largimit nga ekipi ECSTATIC është bërë lojtar i pestë i ekipit fnatic, të cilët së fundmi shtuan edhe dy lojtarë tjerë danez.
FASHR ishte pjesë e ekipit ECSTATIC për gati një vit, duke llogaritur kohën edhe sa ishin nën emblemën e ekipit Lyngby Vikings.
Gjatë kësaj kohe me ish ekipin e tij arritën që të fitojnë turneun Funspark ULTI EU Regional Series 3, dhe vendin e dytë në turneun Pinnacle Fall Series 2.
Ky është formacioni i ri i ekipit fnatic, pas ardhjes së FASHR:
Freddy "KRIMZ" Johansson
William "mezii" Merriman
Nico "nicoodoz" Tamjidi
Fredrik "roeJ" Jorgensen
Dion "FASHR" Derksen
Jamie "keita" Hall (trajneri)
/Telegrafi/






























