Atlanta FaZe ka shënuar fitore ndaj LA Thieves, për t’u shpallur kampion të turneut Major në video-lojën Call of Duty Modern Warfare.

Pas gjashtë mapave të luajtura Atlanta FaZe arriti që të mposht ekipin LA Thieves, për t’u shpallur fitues i CDL Major II që u mbajt në qytetin e Bostonit.


Atlanta FaZe ishin të pamposhtur dhe erdhën nga faza e lartë e ‘Bracket’, në anën tjetër LA Thieves u treguan fantastik pasi eliminuan kampionët e Majorit të fundit Subliners.

Në ndeshjen finale Atlanta FaZe fitoi me rezultat të përgjithshëm 4-2 ndaj LA Thieves.

Si fitues të vendit të parë ata morën me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, ndërsa LA Thieves në vendin e dytë fituan 120.000 dollarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app