Një eksperiencë që do ta mbajë mend gjatë i ka ndodhur këngëtares dhe ish-finalistes së Big Brother VIP Albania 4, Egli Takos, e cila ka kaluar disa orë të vështira gjatë një udhëtimi në Mal të Zi.

Në rrjetet sociale, Egli ka ndarë me ndjekësit historinë e saj, duke treguar se si mbeti krejtësisht e humbur dhe e vetme në majat e thepisura të maleve.


Përjetimi i frikshëm e bëri atë të kalonte çaste paniku dhe ankthi, duke menduar edhe më të keqen.

“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ka treguar se gjatë atyre momenteve i është dukur sikur gjithçka mund të kishte një fund tragjik, madje ka shkrepur edhe një foto të vetes si kujtim, në rast se nuk do të arrinte të gjente rrugën për të dalë.

“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot”, theksoi tutje.

Ky moment i vështirë, megjithatë, përfundoi me fat, pasi ajo arriti të gjente rrugën e kthimit, por për Takon kjo ngjarje do të mbetet një kujtim i hidhur dhe i frikshëm që nuk do ta harrojë lehtë. /Telegrafi/