LAJMI I FUNDIT:

Efekti Ivanka: Femrat i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike për t’u dukur si vajza e Trumpit (Foto/Video)

Efekti Ivanka: Femrat i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike për t’u dukur si vajza e Trumpit (Foto/Video)

Ivanka Trump ka nxitur një trend të ri të ndërhyrjeve kirurgjike, pasi femrat i nënshtrohen operacionit për t’u dukur si Vajza e Parë amerikane.

Ish-modelja po konsiderohet si xhevahiri i familjes prej momentit kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale.

Ivanka konsiderohet si thesari i Familjes së Parë amerikane (Getty)

35-vjeçarja pëlqehet edhe në Kinë, ku biznesi i kirurgjisë plastike i ka rritur përfitimet pasi është në rritje numri i femrave që duan të duken si biondja e bukur.


Jenny Stuart e frymëzuar nga bukuria e Ivankas (ABC)

Një prej klinikave quhet “Foshan Evanka Medical Management” dhe përfitimi kryesor i momentit është nga femrat që japin para të majme për të ngjare me Ivankan.

“Mendojmë se Ivanka është e bukur dhe karizmatike, prandaj duam t’u ndihmojmë femrave që duan të jenë po aq të bukura sa Ivanka dhe t’i arrijnë ëndrrat e tyre”, thonë nga kjo klinikë.

Mjekja dhe klientja nga Kina që dëshiron të duket si Ivanka (Ruptly/YouTube)

“Nuk ka rëndësi lindja apo perëndimi, mendoj se Ivanka është e patëmetë dhe e bukur. Me fytyrën e pastër dhe të definuar, Ivanka është padyshim një shabllon që femrat orientale duan ta arrijnë me kirurgjinë plastike. Ndërsa mua personalisht më pëlqen hunda e Ivankas”, ka thënë një kliente.

Ndryshe, Ivanka Marie Trump është një sipërmarrëse amerikane dhe ish-modele e modës. Ajo është vajza e biznesmenit, tash presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe ish-modeles Ivana Trump. /Telegrafi/

Ivanka Trump si modele

Ivanka kur ishte modele

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Kalo në kategori