Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë vlerësuar krijimin e vaksinës anti-COVID, nuk është sekret se ka disa efekte anësore.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë këto efekte anësore?


Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

  • Dhimbje, ënjtje ose skuqje pas vaksinimit

  • Ethet e lehta

  • Dridhje

vaccine croatia  1

  • Lodhje

  • Dhimbje koke

  • Dhimbje të muskujve dhe nyjave

Vaksinat funksionojnë duke mashtruar trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij, shkruan Express.co.uk.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të krahut, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore ose simptoma të tjera të përkohshme të inflamacionit që mund të jenë pjesë e këtij reagimi.

a0f36916 ee70 4613 bd5d e85398ea7d46 scaled

Për shumë, efektet anësore janë më të fuqishme pasi të administrohet doza e dytë.

Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t'ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda. /Telegrafi/