Education Code është duke implementuar projektin “Ma kupto heshtjen” në komunën e Kamenicës.
Në njoftimin e bërë për media nga Education Code thuhet se qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve, mbështetja dhe promovimi i nevojave dhe kërkesave të personave me aftësi të kufizuara, respektivisht komunitetit të shurdhër në komunën e Kamenicës, qasje më të madhe në komunitet dhe gjithpërfshirjes së këtij grupi të të rinjve në komunitet, transmeton Telegrafi.
“Me datën 6 dhjetor 2019, Education Code, respektivisht drejtoresha e OJQ-së Education Code, Mimoza Stanovci së bashku me zyrtarët e projektit duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat e komunitetit të të shurdhërve në tërë Kosovën, sa i përket qasjes së tyre shumë të limituar në institucione, mbajti takimi avokues në komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Ma Kupto Heshtjen”. Qëllimi i takimit ishte avokimi i drejtpërdrejtë me kryetarin e komunës, Qëndron Kastrati dhe zyrën për të drejtat e njeriut. Në këtë takim avokues u diskutua në lidhje me projektin “Ma kupto heshtjen”, aktivitetet të cilat janë në implementim, promovimi i kërkesave dhe nevojave, identifikimi dhe informimi për Komunitetin e Shurdhër në komunën e Kamenicës si dhe aktivitetet të cilat do të implementohen së shpejti; edukimi jo-formal përmes dy trajnimeve dhe promovimin e nevojave dhe kërkesave të Komunitetit të shurdhër përgjatë kohëzgjatjes së projektit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Stanovci në takimin e mbajtur kërkoi konkretisht mbështetjen nga komuna e Kamenicës për këtë komunitet.
“U dërgua edhe memorandumi i mirëkuptimit ku brenda mundësive dhe dispozitave ligjore të Kosovës në komunën e Kamenicës të punësohet një interpret që njeh gjuhën e shenjave në mënyrë që të mund të komunikojnë me personat e shurdhër që si të gjithë të tjerët kanë nevojë për shërbime të ndryshme publike dhe institucionale me qëllim të gjithpërfshirjes së këtij komuniteti”, vijon njoftimi.
Kurse, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati si dhe zyrtarët pjesëmarrës të komunës së Kamenicës në takimin avokues, mirëpritën projektin “Ma Kupto Heshtjen”.
Kastrati shprehu interesimin e tij të veçantë për mbështetjen e komunitetit të shurdhër në Komunën e Kamenicës.
Gjithashtu udhëzoi që trajnimet të cilat do të organizohen gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020, ky komunitet do t’i mbajë brenda objektit të kuvendit komunal i cili gjendet në objektit të komunës.
Projekti ‘Ma kupto heshtjen’ zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Kamenicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Premtoi transformimin e kryeqytetit, por sa premtime i mbetën pezull Ramës?

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Njohja nga Sudani, Kurti: Një njohje e re dhe një miqësi më shumë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4