Edona James po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Transgjinorja nga Suhareka lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.


Ajo ka publikuar një video nga pushimet, me anë të të cilës prezanton edhe këngën e saj të re.

Screenshot 31 2 Foto: Screenshot/Instagram

Duket se në këtë projekt ka thumbuar një ish-banore të Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicajn, me të cilën nuk ka raporte të mira.

“Kënga e re. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Screenshot 32 3 Foto: Screenshot/Instagram

Reagimet qenë të ndryshme në rrjete sociale, krahas postimit ku mori pëlqime të shumta.

Edona ka shumë vite që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re dhe ky rikthim besohet se do të mirëpritet. /Telegrafi/