LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri: Muri në Mitrovicë do të rrënohet gjatë janarit

Edita Tahiri: Muri në Mitrovicë do të rrënohet gjatë janarit

Muri i ndërtuar në Mitrovicë “nën dirigjimet nga Serbia”, do të rrënohet gjatë muajit janar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Sipas saj, vendimi për rrënimin e tij bazohet në ligjet e Kosovës të cilat nuk lejojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Muri në Mitrovicë është ndërtuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku Bashkimi Evropian po zbaton një projekt për rivitalizimin e urës dhe vënien e saj për qarkullim të rregullt pas barrikadave që ishin vendosur aty e të cilat pengonin lirinë e lëvizjes nga jugu në veri të Mitrovicës dhe anasjelltas.


Kjo urë, ishte paralajmëruar se do të kthehet në qarkullim për makina dhe këmbësor qysh nga 20 janari i këtij viti.

Por, tani mbetet të shihet se si do të veprohet me murin e ngritur aty nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, që udhëhiqet nga përfaqësuesit serbë.

“Ndërtimi i këtij muri kishte prapavijë politike në mënyrë që të pengohet procesi i rivitalizimit të urës. Kjo është e qartë. Për më shumë se kaq, Serbia me të ka provuar destabilizimin e situatës në Kosovë, por ne kemi qenë shumë vigjilent ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, ashtu siç janë hequr barrikadat në veri, do të largohet edhe ky mur i ndërtuar ilegalisht.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të dhjetorit të vitit 2016, duke ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të politikës.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar një Rezolutë për çështjen e këtij muri, duke i kërkuar qeverisë që ta rrënoj atë brenda muajit janar të vitit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori