Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka inauguruar objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në komunën veriore të Mitrovicës. Ky proces shënon shtrirjen dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit.
Me këtë rast ministrja Tahiri ka deklaruar se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga Ministria për Dialog dhe Ministria e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit janë sot ka filluar puna e institucioneve qendrore në pjesën veriore të vendit.
Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilin e inauguruam sot gjendet në komunën veriore të Mitrovicës. Unë i bëra një vizitë objektit të qeverisë dhe vlerësoj se kushtet e punës janë përgatitur mjaft mirë nga ana e Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Gjithsejtë do të punojnë 105 zyrtar të punësuar në këto institucione, theksoi ministrja Tahiri, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, sot gjatë ditës në Mitrovicë, ministrja Edita Tahiri ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që kanë filluar sot punën në komunën e Mitrovicës veriore. Në këtë takim ministrja Tahiri ka vlerësuar lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës për fillimin e mbarë të punës së zyrave si dhe në takim është diskutuar për koordinime sa më të mira për mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë e rregullte të të punësuarve. Po ashtu, janë diskutuar hapat vijues.
Në bazë të planit dhe dinamikave, ky proces do të vazhdoi me hapjen e zyrave në Zubin Potok për të cilin objekti është përgatitur si dhe në Leposaviq, ndërsa për Zveçan është bërë akomodimi në objektin e inauguruar sot. Në këtë takim, përfaqësuesit e MAP njoftuan për gjithë procesin e realizuar që nga gjetja e objektit me qira deri te pajisja e tyre me mjetet e punës dhe teknologjisë informative.
Përfaqësuesit e institucioneve qendrore njoftuan për të gjithë hapat që kanë ndërmarrë për mbarëvajtjen e punës si dhe caktuan nga një koordinatorë që do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në këto zyra dhe do t’i udhëzojnë punonjësit në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës në bazë të përshkrimit të vendit të punës për të cilën kanë nënshkruar kontratë punësimi. Secili institucion duhet të vendos një mekanizëm monitorimi me qëllim që të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës dhe rregullsinë e ardhjes në punë të punonjësve
Po ashtu edhe një objekt tjetër i Qeverisë së Kosovës do të hapet pas vitit të ri në komunën e Zubin Potokut dhe një tjetër në Leposaviq me të cilat do të plotësohet tutje progresi në shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit i cili është i një rëndësie strategjike.
Ministrja Tahiri në fund të takimit theksoi se duke marrë parasysh se që nga fundi i luftës jemi ballafaquar me sfida të ndryshme në këtë pjesë të vendit, tashmë jemi duke shtrirë dhe konsoliduar sovranitetin e shtetit edhe në këtë pjesë të vendit dhe po integrojmë pjesëtaret e komunitetit serb në sistemin e Republikës së Kosovës, duke iu falënderuar dialogut të Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar BE, SHBA dhe vendeve tjera evropiane, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës