LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° fair_night

Edicioni i XVI-të i Panairit të Librit hapet sonte me mbrëmje letrare

Edicioni i XVI-të i Panairit të Librit hapet sonte me mbrëmje letrare

Edicioni i XVI-të i Panairit të Librit në Prizren që organizohet nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale do të hapet të mërkurën mbrëma, dhe në të do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Si zakonisht, ky panair organizohet në ambient të hapur, te Sheshi i Lidhjes, ndërkohë që promovimi i librave do të realizohet në Kej, në orët e mbrëmjes dhe atë në dy terminë prej orës 20:00 respektivisht 20:45, raporton Telegrafi.

“Secilën mbrëmje të Panairit do të ketë mbrëmje letrare në Kej, buzë Lumbardhit, ku do të promovohen shkrimtarë e studiues nga Prizreni, Prishtina, Tirana, Shkupi, Durrësi dhe Mitrovica”, ka bërë të ditur përgjegjësi i Programit Letrar të Panairit të Librit në Prizren, Ditar Kabashi.


Sipas tij, autorët që do të përurojnë veprat e tyre janë: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevair Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan dhe Donika Dabishevci, derisa një orë letrare do t’i kushtohet veprimtarisë artistike të shkrimtarit të ndjerë, Haqif Mulliqi.

“Me këtë program, dashamirët e librave do të kenë mundësi të dëgjojnë trajtime e diskutime nga proza, poezia, historia, etj”, ka thënë Kabashi, raporton Telegrafi.

Mbrëmjet letrare do të drejtohen nga Ditar Kabashi dhe Osman Goranci.

Edicioni i XVI-të i Panairit të Librit në Prizren, mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe MKRS, dhe do të mbahet deri më datën 28 korrik 2024. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori