U mbajt edicioni i dytë i konferencës vjetore DefendX24 e cila mblodhi ekspertë, institucione mbrojtëse, media, kompani lidere, inovatorë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe sfidat e ardhshme për inteligjencën e sigurisë dhe mbrojtjes, dezinformimit dhe lajmeve të rreme, ndikimin e AI-së dhe parashikimet për 2030.
Shpend Lila, menaxher i ICK-së, u shpreh për Telegrafin se synimi i kësaj konference është informimi mbi trendët më të fundit në këtë fushë dhe sigurimi i mbrojtjes së të dhënave.
“Me vetë faktin që muaji tetor është muaji për ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike, edhe jemi duke jetu me një kohë që është bajagi labile, kohën e Fake News, dezinformatave, përfshirë si AI, DeepFake, mbrojtjes kibernetike e sigurisë kombëtare…qëllimi është me mbledhë disa ekspertë vendorë, për shkak se kemi mjaftueshëm një komunitet bajagi të zhvilluar, me thirr studentë, kompani që merren me siguri kibernetike, në mënyrë që me diskutu trendët, cilat janë mjete që duhet me u përdorë për mbrojtje të sigurisë së dhënave…”, ka thënë Lila.
“Tash të dhënat quhen edhe si ‘The New Oil’, ose nafta e re, pra është pasuri që konsiderohet, edhe që janë shumë të vlefshme dhe që duhet me u ruajt. Kemi fol për trendet ose vizionin për 2030 se çka po vjen, çka po na pret, në mënyrë që me u përgatit për një të ardhme që nuk duket që do të jetë e qetë në aspektin e sigurisë kibernetike, por duke e pa ashtu edhe luftën hibride mes shteteve më të mëdha, ku Kosova luan pak rol”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Rina Basholli, eksperte e sigurisë dhe folëse në konferencë vlerësoi potencialin e Kosovës dhe rinisë së saj.
“Kosova ka rini shumë të mençme dhe kjo rini në fakt po kallëzohet përmes bizneseve që veç i kemi, biznese që vetë i kanë kriju. A ka Kosova potencial përmes rinisë? Patjetër që ka. Ndoshta është pasuria më e madhe që Kosova ka aktualisht”, tha ajo duke theksuar se Kosova ofron mjaftueshëm mundësi për të rinjtë.
“Unë jam një shembull i vogël, ka shumë e shumë tjerë brenda në Kosovë, që kanë ba punë të mëdha, që janë emra të mëdhenj… Okej, ndoshta nuk ka treg mjaftueshëm në Kosovë, kur faktikisht ka. Kosova ka shumë treg ku mundet me jep një i ri”, tha ajo.
Drilon Balaj, themelues dhe drejtor i operacioneve kibernetike në kompanisë XY CYBER dhe organizator i Konferencës DefendX, ndau për Telegrafin historinë e tij të suksesshme.
Duke nisur karrierën në ICK që në moshën 13-vjeçare, Balaj themeloi më vonë kompaninë e tij dhe gjatë pandemisë e kuptoi nevojën për të ndërgjegjësuar mbi sulmet kibernetike, që janë rritur ndjeshëm globalisht dhe kanë prekur shumë biznese.
“Kemi pas shumë kërkesa në kohën e pandemisë. Janë ngritë sulmet kibernetike…pra ato sulme që inkriptojnë të dhënat të cilat kanë prekë edhe biznese në Kosovë, po edhe globalisht. Sipas statistikave, 79 për qind e të gjitha bizneseve botërore janë prekë nga ky sulm.
Dhe çka ndodh? Bizneset në këtë rast ose organizatat janë para një akti të kryer, të cilat për të pasur qasje në informacionet e tyre, është dashur të këmbejnë ato me para, ose në valuta digjitale si Bitcoin.
Pra, kjo ka qenë pika kur e kemi kuptu se jemi duke hasur në një problem në ndërgjegjësim të këtyre kompanive. DefendX nisi me idenë për ngritjen e ndërmjetësimit dhe implementimit të praktikave më të mira të mbrojtjes, edicioni i parë, vitin e kaluar, në 2023-tën, të DefendX23,e ka trajtuar çështjen e ngritjes së kapaciteteve të sigurisë kibernetike tek bizneset.
Me mbështetjen e partnerëve tanë global ne kemi ofruar shërbime dhe vegla pa pagesë për bizneset dhe organizatat tona, me qëllim t’i testojmë mekanizmat aktualë dhe të kuptojmë rrezikun financiar.
Kështu që, ashtu siç e prezantuam edhe më herët në konferencë, në shifra mbi 50 biznese kanë qenë pjesëmarrëse, janë parandaluar sulme kibernetike të cilat po të ndodhnin do të bënin dëme në vlerë mbi 5 milionë dollar.
Këto biznese dhe organizata operojnë kryesisht në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri.
Kurse këtë vit kemi vendosë me trajtu temën e ‘The Future of Defense and Security Intelligence’, me fokus ngritjen e kapaciteteve nacionale të sigurisë”, ka thënë Balaj.
Në këtë edicion është diskutuar edhe nga ekspertët e fushës tema e “Dezinformimit dhe lajmet e rreme” dhe ndikimet që ato mund të kenë në shoqëri.
Në këtë panel ishin Faik Spahiu nga Kallxo.com, Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com si dhe Drenusha Salihu – Eksperte e Sigurisë Kibernetike.
Hajrullahu ka treguar përvojën e tij personale dhe të Telegrafit në parandalimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.
Ai ka thënë se Telegrafi ka të punësuar staf profesional dhe kredibil në gazetari që kujdesen për të respektuar Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Për më shumë ndiqeni diskutimin e plotë për këtë temë këtu:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme