LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Sot votohet për të ardhmen e fëmijëve

Edi Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Sot votohet për të ardhmen e fëmijëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka dhënë një mesazh për referendumin në Maqedoni.

Rama shkruan se çdo shqiptar i Maqedonisë duhet ta kuptojë përgjegjësinë e vetë që ka sot, pavarësisht bindjeve politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, shkruan Rama.


Përndryshe, sot në Maqedoni votohet për marrëveshjen me Greqinë, e cila u nënshkrua në qershor të këtij viti. Ndërsa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në orën 15:00 kanë votuar 22.56 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/