Këshillëtarët e komunës së Shtipit kanë vendosur që ta bojkotojnë këshillin komunal, si reagim ndaj paraburgimit të deputetëve dhe aktivistëve të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ata u paraqitën në seancëne sotme dhe kishin veshur triko me mbishkrim ''Edhe unë jam terrorist'', përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu, këshillëtarët brohoritën ''Maqedonia'' dhe në mënyrë demonstrative e lëshuan seancën./Telegrafi/