LAJMI I FUNDIT:

Edhe tetë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 181 raste të reja – shërohen 136 pacientë

Edhe tetë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 181 raste të reja – shërohen 136 pacientë

Në 24-orët e fundit në Kosovë si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën tetë persona, raste të reja janë konfirmuar 181 ndërkaq janë shëruar 136 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori