Ish-sulmuesi francez, Christophe Dugarry nuk i kursen kritikat për Kylian Mbappe edhe pse ky i fundit shënoi dy gola në fitoren e PSG-së ndaj Barcelonës si mysafir.

PSG përmbysi Barcelonën duke shënuar fitore me rezultat 4-1 dhe siguroi rikthimin pas tri vitesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.


Tifozët e kampionëve të Francës kanë nisur të ëndërrojnë për suksesin e parë historik në garën më të rëndësishëm për klube.

Christophe Dugarry

“E pashë të përfshirë, ai luajti ndeshjen e tij, por është ende larg të madhit Kylian Mbappe… Jemi larg paraqitjeve të tij të shkëlqyera”.

“Gjithsesi, ky nuk është një problem në këto lloj ndeshjesh, sepse shokët e skuadrës ishin në lartësinë e duhur. Duke kompensuar një Mbappe mediokër”.

“Kylian nuk po bën më diferencën me driblimet e tij, u bënë disa javë që nuk po arrin të bëjë diferencën. Por më pëlqeu angazhimi që shfaqi”.

“Më pëlqeu në disa duele, u shfaq agresiv. E pashë që sakrifikoi duke vrapuar. Edhe Mbappe ka të drejtën të jetë ‘i keq’ në raste të caktuara”, ka thënë Dugarry.

mbappe 1

PSG do të ndeshjet me Borussia Dortmundin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app