LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk ngjajnë mes vete, motrat shqiptare mund t’ia hapin njëra-tjetrës iPhone me “face recognition”- ato janë bërë hit në internet

Dy motra shqiptare janë bërë sensacion në internet, kjo për faktin se edhe pse i kanë katër vite diferencë në moshë, mund t’ia hapin njëra tjetrës iPhone përmes aplikacionit “face recognition” edhe pse nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për Hanife Berishën dhe Eva Krasniqit, por që nuk ngjajnë fare me njëra-tjetrën. Gjithashtu ajo çfarë e bën më të veçantë rrëfimin e tyre se ato kanë katër vite dallim në moshë – Hanifja 30-vjeçe dhe motra e saj e vogël Eva, 26-vjeçe, kanë aftësinë që t’ia hapin njëra-tjetrës telefonin me vetëm një paraqitje të fytyrës para ekranit, transmeton Telegrafi.

Dyshja nga Orpingtoni i Londrës, kanë vënë në lajthitje edhe inxhinierët e kompanisë Apple, pasi aplikacioni i tyre që i lejon përdoruesve të hapin telefonin përmes vijave të fytyrës, por hapet nga dyjat.


“Ne i kemi telefonat prej kohësh por një gjë të tillë e kemi zbuluar së fundmi. Eva po mbante në dorë telefonin tim, kur ai befasisht u hap. E provuam edhe disa herë dhe vazhdimisht hapej. Për t’u bindur që nuk është ndonjë gabim teknik e kemi ristrartuar telefonin, por ai sërish hapej. Është shokues fakti që dikush tjetër mund të hap telefonin tim. Kjo do të thotë  se mund të ketë qasje në llogaritë bankare dhe kudo tjetër. Face recognition ka qenë arsyeja kryesore pse kam blerë iPhone”, ka deklaruar Hanifja.

Kujtojmë që Hanifja ka lindur në Kosovë dhe më pas ishte zhvendosur në Angli me familjen e saj. Ajo ka iPhone 11, derisa Eva iphone Xs Max. E pasi që dyshja e kuptuan se Eva mund të hap telefonin e Hanifës, e provuan të kundërtën – sërish funksionoi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kalo në kategori