LAJMI I FUNDIT:

Edhe orkidetë kanë nevojë për pastrim pranveror: Ja çfarë duhet të bëni për t’i bërë ato të lulëzojnë sërish

Edhe orkidetë kanë nevojë për pastrim pranveror: Ja çfarë duhet të bëni për t’i bërë ato të lulëzojnë sërish
GettyImages

Të gjithë e dimë se me ardhjen e pranverës, natyra zgjohet dhe zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit fillon pastrimi i famshëm pranveror – që është pikërisht ajo që kërkojnë orkidetë

Ja si ta rifreskoni lulen tuaj në mënyrë që të jetë e harlisur në sezonin e ri të lulëzimit.

Pastrimi pranveror nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin e plotë të shtëpisë apo organizimin e dollapit. Edhe orkidetë mund të përfitojnë prej pastrimit!


Jo vetëm që do të duket shumë më mirë nëse hiqni gjethet e thara, por edhe ato që mbeten do t’ju jenë jashtëzakonisht mirënjohëse nëse u bëni një “trajtim me ujë” dhe i lustroni.

Kjo është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të kontrolluar nëse ekziston rreziku që lulja juaj e preferuar të preket nga dëmtuesit ose sëmundjet.

Kur pastroni gjethet, mund të përdorni qumësht të holluar ose lëng limoni dhe një leckë të butë.

Kaloni butësisht mbi gjethe për të mbledhur çdo pluhur që është grumbulluar mbi to. Sigurohuni që të prisni gjethet e rrudhura, të largoni barojat dhe të hiqni mbështjellësit e vjetër që janë shfaqur rreth pseudo-qepujkave. Gjithashtu, shikoni për shenja të sëmundjes ose dëmtuesve të tillë si morrat në fletë, transmeton Telegrafi.

Dukja e gjetheve

Gjethet duhet të jenë intensivisht të gjelbra dhe të forta. Gjethet e verdha mund të nënkuptojnë ujitje të tepërt, ndërsa majat që vdesin shpesh sinjalizojnë se ka shumë pleh në tokë.

Gjithashtu, majat e dëmtuara mund të jenë një shenjë se orkideja është e ekspozuar shumë ndaj dritës, veçanërisht nëse është shumë afër burimeve artificiale si poçi ose llamba.

Ujitja, ndriçimi dhe plehërimi

Ndërsa orkidetë kanë nevojë për më pak ujë gjatë dimrit, situata ndryshon me ardhjen e pranverës.

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe nevoja e orkidesë për ujë. Përveç ujitjes së rregullt të rrënjëve, është e rëndësishme të siguroheni që gjethet të jenë gjithashtu të lagura. Nëse rritni orkide në ambiente të mbyllura, duhet të siguroni një lagështi ajri prej 50%.

Faktor tjetër i rëndësishëm në rritjen e orkideve të shëndetshme është drita. Lulëzimi varet shumë nga drita e mirë, prandaj sigurohuni që orkideja juaj të jetë e ekspozuar ndaj dritës së mjaftueshme të diellit.

Së fundi, mos harroni se shëndeti i përgjithshëm i kësaj bime përmirësohet nga plehërimi i matur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Përse nuset e bartin vellon: Kur të dëgjoni arsyen, do të befasoheni!

Përse nuset e bartin vellon: Kur të dëgjoni arsyen, do të befasoheni!

Lifestyle
Të gjitha vijat zhduken: Kjo përzierje garanton shkëlqim të pllakave të qeramikës!

Të gjitha vijat zhduken: Kjo përzierje garanton shkëlqim të pllakave të qeramikës!

Bëje vet
Sa herë në javë duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

Sa herë në javë duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

Aktivitete sportive
Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Astrologji
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Astrologji
Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

A e dini se...
Kalo në kategori