Edhe ndarja e drejtësisë kushton – zbulohen pagat e jashtëzakonshme që marrin gjyqtarët

Pagat që marrin disa nga gjyqtarët e futbollit evropian janë zbuluar dhe kjo tregon se sa shumë para mund të fitoj një gjyqtar i nivelit të lartë.
Gjyqtarët janë gjithmonë ‘nën mikroskop’ duke u abuzuar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët. Por, paga që ata marrin në krahasim me lojtarët është e zbehtë, megjithatë shifrat nuk janë aspak të ulëta.
Një raport i ri i publikuar nga mediumi prestigjioz L’Equipe, pretendon se gjyqtarët në Ligue 1 marrin mesatarisht një pagë fikse prej 7,239 mijë euro në muaj.
Gjatë një viti kjo pagë barazohet me 72 mijë euro në vitë, që është dy herë më e lartë se ajo që marrin gjyqtarët në Angli para taksave sipas të dhënave të fundit.
Por, gjyqtarët gjithashtu marrin 3,375 mijë euro për çdo ndeshje që ndajnë drejtësinë në Ligue 1, dhe 5 mijë euro të tjera sa herë që ata ndajnë drejtësinë në garat e UEFA-s.
Krahas kësaj, ndarja e drejtësisë në një ndeshje mes dy shteteve do të thotë se gjyqtarët francez marrin hiq më pak se 8,580 mijë euro për ndeshje.
Dhe në krye të kësaj, ka gjithashtu një pagesë ditore të rregullt prej 600 eurosh për shpenzimet e tyre në ushqime, udhëtime dhe akomodime gjatë tri ditëve.
Informatat sa i përket pagesës së gjyqtarëve në Ligën Premier nuk janë të qasshme por në vitin 2021, portali GOAL kishte pretenduar se gjyqtarët anglezë kanë një pagë fikse mes 38 mijë dhe 42 mijë eurosh, si dhe paguhen 1,150 mijë euro për ndeshje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë