LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kovaçevski pajtohet se disa raste gjyqësore zvarriten

Edhe Kovaçevski pajtohet se disa raste gjyqësore zvarriten

“Letra e ambasadores amerikane Aggeler është dërguar kudo që është e nevojshme. Qeveria ofron kushte për funksionimin e gjykatave, në fushën e dhënies së buxhetit, në fushën e propozimit të zgjidhjeve ligjore, të cilat më pas avancojnë praktikën gjyqësore. Kod i ri penal, ligje të reja të përgatitura për rinumërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por janë të bllokuar në Kuvend”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur në lidhje me letrën e ambasadores amerikane Angela Aggeler drejtuar Gjykatës së Apelit. Kryeministri Kovaçevski pajtohet se se lëndë të caktuara gjyqësore po zvarriten.

“Procedura shkon duke u kthyer në instancat më të ulëta në disa raste dhe këto janë çështje për gjyqtarët që punojnë dhe për ata që menaxhojnë punën e gjyqtarëve”, shtoi Kovaçevski.


Ambasadorja amerikane në Shkup e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane në Shkup e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, shprehet e shqetësuar dhe e zhgënjyer nga numri i madh i lëndëve të cilat Gjykata e Apelit i kthen për rigjykim.

Letra i referohet kryesisht rasteve për të cilat opinioni është shqetësuar e që ndërlidhen me gjykimet ndaj ish funksionarëve të cilët kanë shpërdoruar detyrat zyrtare dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.

Letra me përmbajtjen e njëjtë përveç Qeverisë (kryeministrit) i është dërguar edhe ministrave Krenar Lloga dhe Bujar Osmani, Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe disa gjykatave të tjera themelore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori