Hamdi Malushaj nga kompania “KiKxxl & evroTarget L.L.C” ka reaguar sot pasi Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) e ka shkyçur kompaninë e tij nga rrjeti i energjisë elektrike.

Malushaj në një postim në Facebook shkruan se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.


Lexoni të plotë postimin:

Edhe këtë e përjetuam!

Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.

Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë!

Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona.

Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju!. /Telegrafi./