LAJMI I FUNDIT:

Edhe këtë e bëjnë njerëzit e Putinit, veterani rus mban në dorë kafkën e ushtarit të vrarë ukrainas – thotë se me të do të bëjë një gotë

Edhe këtë e bëjnë njerëzit e Putinit, veterani rus mban në dorë kafkën e ushtarit të vrarë ukrainas – thotë se me të do të bëjë një gotë

Ky është momenti rrëqethës kur një veteran pro-Putinit, shfaqet në skenë duke mbajtur në dorë kafkën e një ushtari të vrarë ukrainas – duke kërcënuar se ky vend do të harrohet nga e tërë bota.

Igor Mangushev, 36-vjeç, mbante atë që thotë se ishte kafka e një luftëtari të regjimentit Azov që është vrarë në Mariupol në juglindje të Ukrainës – derisa me krenari e shfaqte para turmës, transmeton Telegrafi.


“Pse atje nuk mund të ketë çfarëdo ribashkimi. Ukraina duhet të deukrainizohet. Tokat ruse të Novorossiya duhet të rikthehen. Ne nuk jemi në luftë me njerëzit nga gjaku dhe mishi. Jemi në luftë me idenë – Ukraina është një shtet kundër Rusisë”, tha veterani i Putinit.

Gabimi trashanik i ushtarit rus që i kushtoi me jetë kolegut të tij, shtiu me raketahedhës – e bëri shkrumb e hi bashkëluftëtarin që qëndronte mbrapa
Lexo po ashtu Gabimi trashanik i ushtarit rus që i kushtoi me jetë kolegut të tij, shtiu me raketahedhës – e bëri shkrumb e hi bashkëluftëtarin që qëndronte mbrapa

E derisa e mbante kafkën në dorë ai është cituar nga Astra media duke thënë: “Ne jemi gjallë e ky ushtar është i vdekur. Le të digjet në ferr. Nuk ishte me fat. Me kafkën e tij do të bëjmë një gotë”.

Në kanalin e tij në Telegram, Mangushev haptazi bën thirrje për vrasjen e civilëve ukrainas, duke theksuar “do të djegim shtëpitë e juaja, familjet, merrni fëmijët dhe largohuni ose duhet t’i rritni si rusë”.

Mangushev lufton kundër Ukrainës, por gjithashtu është në krye të lëvizjes nacionaliste Drita e Rusisë, dhe njëherit kreator i ushtrisë private ENOT që ka lidhje me FSB-në e Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori