Katër nxënës janë akuzuar në Francë për vrasjen e mësuesit të historisë, Samuel Paty gjersa tre prej tyre janë akuzuar me pretendimin se vrasësit ia identifikuan mësuesin, shkruan theguardian.

Në fillim të këtij muaji, tre studentë u raportua se janë akuzuar për bashkëpunim në prerjen e kokës së Pattyt, i cili u tregoi studentëve të tij karikaturat e Profetit Muhamed a.s., si pjesë e një mësimi mbi fjalën e lirë.


Tre studentë dyshohen se identifikuan Pattyn te autori i vrasjes, 18-vjeçarin Abdullakh Anzorov, i cili më pas e gjurmoi atë dhe ia preu kokën në një rrugë pranë shkollës. Këta nxënës midis moshës 13 dhe 14 vjeçare akuzohen për bashkëpunim në një sulm terrorist dhe vrasje, transmeton Telegrafi.

114953858 6226ed75 9e74 4636 a23e 2c57ae6153f3

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë në internet kundër mësuesit duke dënuar karikaturat e revistës satirike, Charlie Hebdo.

Ajo akuzohet për "shpifje" ndaj Patyt pasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve në klasë, edhe pse në të vërtetë nuk mori pjesë në orën mësimore të fjalës së lirë.

Kujtojmë, Abdullakh Anzorov muajin e kaluar ia preu kokën Patyt me thikë në një rrugë në një periferi të Parisit në mes të ditës gjersa policia më pas e vrau 18-vjeçarin. /Telegrafi/