LAJMI I FUNDIT:

Edhe katër ditë fushatë, partitë intensifikojnë takimet me qytetarët

Edhe katër ditë fushatë, partitë intensifikojnë takimet me qytetarët

Fushata parazgjedhore në Maqedoni po shkon drejt fundit, ndërsa partitë kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Telegrafi Maqedoni ua sjell të përmbledhura në një vend takimet që gjatë ditës së djeshme partitë i realizuan me qytetarët.


Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga ASH dhe Alternativa, dje ka qëndruar në Kërçovë, prej ku Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kërkuan votat e qytetarëve. Sela tha se motivi i tyre kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajnë shqiptarin në vend.

““Ne jemi për shqiptarët, sepse programi dhe platforma jonë në bazë ka çdo shqiptar. Ju gënjejnë vëllezër kur ju thonë se ne do të merremi me shqiptarët sepse, ne e duam ndryshimin për shqiptarët. Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu, ta kthejmë shqiptarin që ka ikur sepse sot, ky është akti më i lartë patriotik”, tha Sela nga Kërçova.

Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve ka realizuar takime me qytetarët e Komunës së Gostivarit.

“Një përgjigje në mendjen time erdhi si një meteor. Cilën ta votojnë qytetarët në rast se nuk votohet BDI-ja! Cila është zgjedhja më e mirë. Jam i bindur se shqiptarët nl këtë vend janë mirënjohës pasi me mund e sakrificë, me gjak i kemi të arriturat e lirisë së sotme dhe asgjë nuk kemi dhuratë. Unë jam ai që i kam provuar mbi shpatullat e mia duke i patur shumë vështir këto 20 vite pasi atyre kundërshtarëve ju duket se ua shkëput zemrën nga gjoksi për çdo avancim për të drejtën e shqiptarëve si dhe për investitorët në vazhdimësi pasi kamë kërkuar që ata të favorizohen dhe përkrahen pra me një fjalë ne kemi kërkuar pjesën tonë”, u shpreh Ahmeti.

Koalicioni “Mundemi”, pjesë të cilit është edhe Lëvizja Besa dje ka qëndruar në Prilep. Zoran Zaev prej atje tha se edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohen për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

OBRM-PDUKM dje ka pasur takime me qytetarët e Gjevgjelisë, prej ku Hristijan Mickoski tha se në këto zgjedhje do të vendoset se në çfarë shteti duam të jetojmë.

“Oponenti im politik Zoran Zaev, është makthi më i madh për Maqedoninë, ndërsa për disa fqinj ëndrra më e dëshiruar, pasi interesat shtetërore çdo herë i ka të fundit”, tha Mickoski.

Ndryshe, fushata përfundon më 12 korrik në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori