LAJMI I FUNDIT:

Edhe Intel po qan

Edhe Intel po qan

Në mesin e kompanive të goditura nga mungesa e disqeve të fortë për shkak të vërshimeve në Tajlandë është edhe Intel.

Në të vërtetë, Intel publikoi se shitja e tij gjatë çerekut të katërt do të jetë rreth 13.7 miliard dollarë, derisa parashikimet më të hershme se kompania do të arrij rreth 14.7 miliard dollarë.

Në Intel theksojnë se arsyeja kryesore për të hyrat më të vogla nga pritjet është shitja më e dobët e kompjuterëve e shkaktuar me mungesën dhe rritjen e çmimeve të disqeve të fortë. Sipas vlerësimeve të Intelit mungesa e disqeve të fortë do të vazhdoj edhe gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm, e gjatë çerekut të dytë pritet rimëkëmbja e tregut. /Telegrafi/