LAJMI I FUNDIT:

Edhe imazhet satelitore tregojnë trupat e pajetë të civilëve nëpër rrugët e Bucha

Edhe imazhet satelitore tregojnë trupat e pajetë të civilëve nëpër rrugët e Bucha

Trupat e pajetë të cilëve në Bucha që qëndrojnë të shtrirë nëpër rrugë, janë dokumentuar edhe përmes imazheve satelitore, pavarësisht pretendimeve të Rusisë se vrasjet kanë ndodhur pasi që trupat ruse janë larguar, shkruan New York Times.

Mbrëmë janë publikuar pamjet e civilëve ukrainas duke qëndruar të shtrirë në rrugët e qytetit Bucha, ku banorët thonë se viktimat ishin vrarë nga ushtria ruse, transmeton Telegrafi.

Kremlini po akuzohet për gjenocid, por një gjë të tillë po e mohon Rusia – duke pretenduar se civilët e vrarë nuk janë ekzekutuar nga trupat ruse.


Trupat e pajetë të shpërndarë nëpër rrugë ishin fotografuar në kohën kur ky rajon ka qenë i okupuar nga trupat ruse, dëshmi se prapa kësaj masakre qëndron Kremlini. /Telegrafi/