LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gjermania kërkon përgjegjësi institucionale për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

Edhe Gjermania kërkon përgjegjësi institucionale për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë i ka dhënë mbështetje deklaratës së lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me dëbimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar.

Ambasada e SHBA, përmes një deklarate, ka shprehur pakënaqësinë e saj rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderët e Kosovës se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”

Ambasada amerikane kërkon përgjegjësi të plotë për dëbimin e gjashtë shtetasve turq
Lexo po ashtu Ambasada amerikane kërkon përgjegjësi të plotë për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Nga ambasada amerikane thonë se gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar, që janë 31 shkelje nga institucionet e Kosovës lidhur me këtë rast, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana, në këtë rast të AKI-së, dhe manipulimit politik.


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në shenjë mbështetjeje, ka shpërndarë deklaratën e Britanisë rreth qortimit amerikan, në llogarinë e tij në Twitter, të cilën e ka shoqëruar me një deklaratë të veten.

“Sundimi i ligjit është kyç: Prandaj, një komisioni parlamentar gjithashtu duhet t’i mundësohet t’i paraqesë gjetjet e tij”, ka shkruar Christian Heldt.

Ambasada britanike mbështet qëndrimin e SHBA-së lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova
Lexo po ashtu Ambasada britanike mbështet qëndrimin e SHBA-së lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka mbështetur qëndrimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në marsin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori