Edhe ekspertët e shëndetit kanë mbetur të shtangur nga përfitimet shëndetësore të muzikës!

Siç kishte thënë edhe Platoni: “Muzika është ligj moral. I jep shpirt universit, krahë mendjes, fluturim imagjinatës, dhe sharmë e hare jetës dhe çdo gjëje tjetër
Duke pasur parasysh thënien e mësipërme, është e qartë se muzika ka qenë pjesë e jetës për mijëra vjet, dhe vazhdon të jetë aspekt i rëndësishëm i çdo kulture në planetin tonë.
Muzika është formë e artit që na furnizon me argëtim dhe kënaqësi. Rrjedhimisht, muzika funksionon si ilaç për shpirtin dhe trupin. Kur zgjidhet lloji i duhur i muzikës, ai ka efekte të mahnitshme në mendjen dhe trupin e njeriut.
Disa studime të fundit tregojnë se muzika ka ndikim të fuqishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë, në aq shumë mënyra saqë edhe ekspertët e shëndetit kanë mbetur të shtangur, transmeton Telegrafi.
Zvogëlon stresin dhe shqetësimin
Shumë njerëz ballafaqohen me stresin dhe shqetësimin në përditshmëri. Për t’u ballafaquar me këto probleme, mundësia më e lehtë është dëgjimi i muzikës me tempo të ngadaltë, pa tekst apo instrumental të zhurmshëm. Muzika e tillë i qetëson njerëzit, edhe gjatë kohërave më me stres.
Si bonus, muzika ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kortisolit, e gjithashtu promovon relaksimin e muskujve të tensionuar.
Zvogëlon dhimbjen
Muzika ka një aftësi unike kur është puna për t’u ballafaquar me dhimbjen. Ajo ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes, mirëpo mekanizmi përmes së cilit e bën këtë, ende mbetet i paqartë.
Sidoqoftë, ekspertët besojnë se rol për këtë mund të luaj edhe ndikimi i muzikës për lirimin e dopaminës.
Përmirëson funksionin e imunitetit
Një përfitim tjetër i dëgjimit të muzikës është se mund ta përmirësoj funksionimin e sistemit të imunitetit.
Kur dëgjoni muzikë, trupi pëson rritje në imunoglobulinën A. Ky antitrup ka rol të rëndësishëm dhe i mban qelizat e trupit të shëndetshme.
Ju motivon të bëni më shumë ushtrime fizike
Muzika e përmirëson edhe performancën tuaj atletike. Ajo ndihmon në performancën e ushtrimeve për shkak se e zvogëlon ndjenjën e lodhjes, i rrit nivelet psikologjike të motivimit etj.
Një studim i vitit 2006 i publikuar në Ergonomics kishte raportuar se muzika e zëshme dhe e shpejt, ndihmon që të keni motivim më shumë për të vrapuar në shiritin vrapues (treadmill) derisa t’i arrini nivelet e stërlodhjes.
Përmirëson kujtesën
Muzika, gjithashtu përmirëson edhe shëndetin e aftësive njohëse. Kur dëgjoni muzikë gjatë studimit, kjo ju ndihmon t’i mbani mend informacionet më mirë. Muzika ndihmon në lirimin e dopaminës, gjë që ju bën më të motivuar të mësoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit