Edhe Egli Takos i bëhet një skenë sikurse e Gjestit në koncert - ia kthen puthjet përmes bluzës

Raporti mes Egli Takos dhe Gjestit ka qenë një nga lidhjet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke tërhequr vëmendjen e publikut me afërsinë, largimin e çdo gjë tjetër që ndodhi në shtëpinë më të famshme në vend.
E ndërsa reality shou-i përfundoi, duket se lidhja mes tyre jo vetëm që nuk është shuar, por ka vazhduar edhe jashtë kamerave.
Së fundmi, Egli është surprizuar me një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse: një bluzë me fotografinë e Gjestit gjatë një koncerti.

Në vend që të tregonte thjesht mirënjohje, këngëtarja reagoi në mënyrë të natyrshme dhe mjaft të ndjerë, duke e puthur bluzën disa herë.
“Unë do ta puthë, unë jam mësuar se ia kam kthyer puthjet kështu që...”, u shpreh Egli.

Kjo skenë e ëmbël ka rindezur thashethemet se mes Egli Takos dhe Gjestit raporti nuk është mbyllur me mbarimin e spektaklit, ndonëse nuk janë shfaqur më bashkë.
Lidhja e tyre ka qenë tejet e ndërlikuar në kohën sa ishin në BBVA, edhe pse artistja ka bërë maksimumin dhe ka qenë shumë e dhënë pas tij. /Telegrafi/




















































