LAJMI I FUNDIT:

Edhe Dibra në hall me qentë endacak

Edhe Dibra në hall me qentë endacak
Foto: Arkiv

Problemi me qentë endacak vazhdon të jetë prezent në Dibër. Pushteti vendor ka përshpejtuar aktivitetet me qëllim që problemi me qentë endacak të zbutet. Këshilli ka sjell program për kontrollin e popullimit të qenve endacak në zonën e komunës së Dibrës për vitin 2023. Qëllimi kryesor i programit është kontrolli i rregullt i qenve endacak në përputhje me normat ligjore me qëllim që qentë të mos shkaktojnë frikë por edhe kafshime ndaj qytetarëve. Aktualisht ka një rritje të numrit të qenve endacak edhe përkundrejt masave që ka ndërmarrë komuna për organizimin e kontrollit të popullimit të qenve endacak.

Komuna Dibër ka angazhuar një kompani e cila merret me kapjen e qenve endacak dhe trajtimin e tyre në përputhje me ligjin. Ndër aktivitetet që janë ndërmarrë deri tani sipas koordinatorit Ylldrit Bomova, është evidentimi i qenve endacak duke vendosur një qafore me ngjyrë, depistimi dhe vaksinimi kundër sëmundjeve infektive, vendosja e mikroçipit për monitorim, etj. Në lidhje me problemin e qenve endacak deri tani janë vendosur disa kafaze në oborrin e ndërmarrjes publike “Standardi”, ku pas kapjes qentë vendosen aty. Ndërmarrja e cila trajton qentë pastaj vazhdon me aktivitete të tjera të lartpërmendura.

Këtë vit vlerësohet nga institucionet lokale se dukshëm është rritë numri i qenve endacak dhe ata gjenden pothuajse në të gjithë pjesët e qytetit të Dibrës. Në deponinë e qytetit ka një numër të madh të qenve dhe paraqet një rrezik i madh frekuentimi në këtë pjesë të komunës. Por qentë endacak mund t’i gjesh edhe në pjesët periferike dhe në qendër të qytetit. Ka patur edhe raste të kafshimeve. Siç afrohet dimri ashtu edhe shtohen qentë endacak të cilët paraqesin një rrezikshmëri të madhe sidomos në stinën e dimrit meqë vitin e kaluar pati shumë kafshime nga ana e qenve endacak. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka në një prononcim para këshilltarëve, tha se ka argumente se në Dibër nga qytete të tjera sillen shumë qenë endacak.

“Në orët e mëngjesit ndodh që në hyrje të Dibrës vërehen një numër i madh i qenve të cilët enden duke kërkuar një lokacion për tu përqendruar, kemi kontaktuar edhe me institucionet të tjera të zbulohen personat të cilët i sjellin qentë endacak në Dibër. Prandaj numri i qenve endacak shtohet”, ka thënë Duka. Po të njëjtin mendim kanë edhe qytetarët por deri tani nuk ka informata se nga cilat qytete sillen këto qen endacak. Në qendër të Dibrës në çdo moment mund të vërehen qen endacak. Bleron Dema këshilltar i komunës thotë se në parkun e Dibrës në çdo moment mund të vërehen dhjetëra qen endacak. Ata janë të rrezikshëm dhe kërkojnë trajtim.

Një problem tjetër në Dibër edhe atë në rritje janë edhe qentë të cilët kanë pronar. Ka shumë pronar të cilët neglizhohen për qentë e tyre të cilët pastaj janë më të rrezikshëm se sa qentë endacak. Bëhet fjalë për qentë të disa blegtorëve që nuk marrin masa për kontrollin e qenve./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori