LAJMI I FUNDIT:

Edhe Australia e ndihmon, armë të fuqishme arrijnë në Ukrainë

Edhe Australia e ndihmon, armë të fuqishme arrijnë në Ukrainë

Australia i ka dërguar Ukrainës katër mjetet e para të blinduara M11AS4s, e do t’i dërgojë edhe dhjetë tjera.

Siç raporton The Guardian, ndihma ushtarake që Australia do t’ia dërgojë Ukrainës, kap vlerën e 285 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Mjetet e blinduara janë futur në aeroplanin për transportimin e mallrave gjatë javës së kaluar, pasi që ish-ministri i Australisë, Peter Daton, pati premtuar se ky vend do t’ia dërgojë 20 mjete tjera të blinduara Bushmaster.


Mediat ruse publikojnë imazhet e dy qytetarëve amerikanë të zënë në Ukrainë, besohet se janë dërguar në një burg
Lexo po ashtu Mediat ruse publikojnë imazhet e dy qytetarëve amerikanë të zënë në Ukrainë, besohet se janë dërguar në një burg

“Do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta ndihmuar popullin e Ukrainës. Australia mbështet Ukrainën dhe edhe një herë i bën thirrje Rusisë të ndalet me pushtimin ilegal në Ukrainë”, tha ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles.

Në anën tjetër, Ukraina ka falënderuar Australinë për ndihmën e ofruar.

“Ukraina nuk do ta harrojë këtë. Edhe një dërgesë e mjeteve të blinduara të Australisë po udhëtojnë drejt Ukrainës. Ura ajrore po mbulon gjysmën e botës dhe po bashkon popujt tonë në këto kohë të vështira për Ukrainën”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori