Ministri I Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të vitit 2020 kur Kooperativës Bujqësore “Krusha” i ishte refuzuar aplikimi për grant.

Peci, përmes një postimi në Facebook, thotë se edhe atëherë ka pasur media të lira, por refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” nuk kishte përbërë lajm.


“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA””, ka shkruar Peci, transmeton Telegrafi.

Screenshot 3 79

Tutje ai shkruan se “edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm!”.

“E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, ka shkruar Peci, duke ia bashkangjitur vendimin për refuzim të projektit të KB “Krusha”.

Ndryshe, KB “Krusha” dhe Fahrije Hoti –drejtoreshë e kësaj kooperative, kanë thirrur për të hënën (25 nëntor) konferencë për media, në lidhje me deklaratat e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. /Telegrafi/