Agjencia Kosovare e Privatizimit ende nuk ka arritur që të fusë nën sovranitetin e saj të gjitha pronat shoqërore të uzurpuara. Edhe 78 asete shoqërore ndodhën në duart e uzurpatorëve. Sfidë për organet e shtetërore mbesin edhe pronat shoqërore që ndodhën në veri të Mitrovicës.
Qindra asete të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ishin uzurpuar që nga paslufta e deri më tani. AKP në muajin shkurt të vitit 2016 ka publikuar në faqen e saj të internetit listën e uzurpatorëve aktual dhe uzurpatorëve të mëparshëm të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore. Menjëherë kishte reaguar Prokuroria e shtetit nga ku nisi largimin e shumë prej tyre.
Por, zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka treguar që janë disa faktor që kanë ndikuar në ngecjen e futjes nën kontrolle të pronave shoqërore,.
“Agjencia në mënyrë progresive bënë identifikimin e pronave të aseteve shoqërore dhe të uzurpimeve dhe në këtë drejtim në disa raste paraqiten vështirësi sidomos në identifikimin e pronave bujqësore të uzurpuara. Deri në fillim të muajit korrik janë të evidentuara rreth 78 uzurpime nga të cilat 25 figurojnë në pjesën veriore të Mitrovicës. Në anën tjetër, janë 85 institucione vendore që i shfrytëzojnë asetet pa qira. Po ashtu janë 6 raste sociale që i shfrytëzojnë asetet pa qira, janë 8 ndërmarrje publike që i shfrytëzojnë asetet pa qira; dhe janë 4 institucione ndërkombëtare që i shfrytëzojnë asetet pa qira”, ka thënë Kaloshi për lajmi.net.
Zëdhënësi Kaloshi ka thënë se, AKP, në bazë të “Udhëzuesit për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH)” nuk i konsideron Institucionet Vendore apo ato Ndërkombëtare si uzurpatorë të pronave shoqërore, pasi që i shfrytëzojnë këto prona për qëllime jo komerciale. “AKP vazhdon me lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim dhe siguron se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet, në përputhje mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shtuar tutje zëdhënësi i AKP-së.
Ndërkaq, në gjysmën e muajit shkurt 2016, AKP- ja kishte publikuar në faqen e saj të internetit listën e uzurpatorëve aktualë dhe uzurpatorëve të mëparshëm të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore.
AKP kishte thënë se publikimi i këtyre listave është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin me Bordin e Drejtorëve të Agjencisë më 29 janar 2016 dhe drejtuesit e Agjencisë më 12 shkurt 2016.
Sipas atij raportit, asetet që shfrytëzohen nga uzurpatorët, sipas rajoneve kanë qenë 170 persona, nga ku printe rajoni i Prishtinës me 51 uzurpime, pastaj rajoni i Mitrovicës me 89, i Pejës me 27, Prizreni 3 dhe Gjilani asnjë. Lloji i aseteve është i ndryshëm duke filluar nga depot, fermat, hotele, lokale, tokë, ndërtesa administrative, pompa të benzinës, shtëpi, zyre etj. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze