LAJMI I FUNDIT:

Eden Hazard ia ka falur disa miliona euro Real Madridit për shkëputjen e kontratës

Eden Hazard ia ka falur disa miliona euro Real Madridit për shkëputjen e kontratës

Real Madrid dhe Eden Hazard kanë rënë dakord që t’i japin fund bashkëpunimit një vit para skadimit të kontratës dhe belgu do të mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ky lajm është bërë i ditur nga Real Madridi, ndërsa sipas mediave spanjolle belgu do të vendosë se çfarë do të bëjë në orët e ardhshme dhe ka shumë gjasa që të marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës vetëm në moshën 32-vjeçare.

Në vitin 2019, Eden Hazard mbërriti në Real Madrid si një përforcim i madh. Ai u pagua 100 milionë euro, por belgu nuk tregoi asgjë në “Santiago Bernabeu”.


Këtë sezon ai luajti 10 ndeshje dhe shënoi një gol. Në total ka luajtur vetëm 76 ndeshje me fanellën e Realit me shtatë gola dhe 12 asistime.

Përveç faktit që Reali pagoi 100 milionë euro për të, belgu ishte një nga lojtarët më të paguar. Ai fitonte 28 milionë euro bruto në vit, që do të thotë se në këto katër vite Reali i ka paguar 112 milionë euro.

Largimi para kohe nga Real Madridi: A po i thotë lamtumirë futbollit Eden Hazard?
Lexo po ashtu Largimi para kohe nga Real Madridi: A po i thotë lamtumirë futbollit Eden Hazard?

Kur zbritet 50 për qind e tatimit, Hazard kishte 56 milionë euro para neto.

Natyrisht që për zgjidhjen e kontratës do të paguhet edhe Hazard, i cili ka rënë dakord që klubi t’i fal 50 për qind të kontratës, që do të thotë 14 milionë euro. Pasi të paguajë taksën, ai do të ketë shtatë milionë euro në llogarinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori