LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran është fejuar në fshehtësi

Ed Sheeran është fejuar në fshehtësi
(Foto: Getty Images/Instagram)

Ed Sheeran ka bërë të ditur se është fejuar me partneren e tij, Cherry Seaborn.

Këngëtari e ka bërë publik hapin e rëndësishëm në jetën e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ia bëra vetes një të fejuar para Vitit të Ri. Jemi të lumtur dhe të dashuruar…”, ka shkruar 26-vjeçari në Instagram.


https://www.instagram.com/p/BeLG5CBlLYw

Postimin e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shfaqet duke e përqafuar të fejuarën e tij.

Për çdo rast, Ed Sheeran e ka gati këngën për James Bondin (Video)
Lexo po ashtu Për çdo rast, Ed Sheeran e ka gati këngën për James Bondin (Video)

Sheeran i kishte propozuar Cherryt në fund të vitit të kaluar, mirëpo ka preferuar që lajmin për fejesën ta mbajë të fshehur deri më tani.

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn (Foto: Rex/Shutterstock)

Ylli britanik numëron afro 19 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa postimi i tij është pëlqyer nga më shumë se 1.6 milion ndjekës, brenda një ore.

Ed dhe Cherry janë takuar gjatë shkollës në “Thomas Mills High School” në Framlingham të Suffolkut, kurse lidhja e tyre ka filluar në vitin 2015.

Këngëtari qe një kohë ka paralajmëruar se lidhja e tij është serioze dhe mund të kurorëzohet me martesë dhe ai është duke shkuar kësaj rruge. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori