LAJMI I FUNDIT:

The Economist: Pastrimi i parave në Ballkan po lulëzon nëpërmjet tregut të patundshmërive

The Economist: Pastrimi i parave në Ballkan po lulëzon nëpërmjet tregut të patundshmërive
Foto: Ilustrim

Më 12 maj, prokurorët në Maqedoninë e Veriut akuzuan ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për pastrim parash. Është pohuar se ai ka grumbulluar para të dhuruara në emër të partisë së tij, i cili ka blerë patundshmëri në Belize në mënyrë të paligjshme për të fshehur pronësinë e saj. Mirëpo, Gruevski thotë se çështja është e motivuar politikisht.

Ndërkohë në vendpushimin boshnjak të Jahorinës, gangsterë dhe zyrtarë të korruptuar, kanë investuar në hotele. Pra, të gjitha llojet e korrupsionit janë të përhapura.

Një mërgimtar, i cili ka ndërtuar gjysmën e një blloku të banesave pranë shtëpisë së tij në Vlorë, aktualisht i ka ngecur ndërtimi sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme.


Siç shkruan The Economist, përcjell Telegrafi, në të gjithë Ballkanin paratë e pista po pastrohen përmes patundshmërive, duke “prishur” tregun dhe rritur çmimet – për inat të kërkuesve të zakonshëm të shtëpive.

Kullat luksoze po lulëzojnë në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga pandemia COVID-19, çmimet e pronave në këto vende kanë sfiduar tendencën. Në Tiranë, patundshmëritë janë dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme, gjatë vitit 2020 është rritur me 6.7 për qind.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, kështu thuhet në raportin më të ri të Iniciativës Botërore kundër Krimit të Organizuar Transnacional që është një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ligjet e duhura kundër pastrimit të parave, por zbatimi i tyre është i mangët.

Në dekadën e kaluar, grupet e krimit në Ballkan kanë tejkaluar vendet e origjinës. Ata tani fitojnë shumë para jashtë vendit të tyre. Prandaj, siç thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të këtyre grupeve është investuar edhe jashtë vendit, mirëpo ata ende investojnë në “shtëpi”.

Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hartimin e raportit, thotë se qeveritë e vendeve të Ballkanit janë ambivalente në lidhje me pastrimin e parave.

“Ata duan ta godasin atë [pastrimin e parave], por njëkohësisht mirëpresin këto investime të cilat mund të krijojnë vende të reja të punës. Sa për gangsterët, ata janë konservatorë kur bëhet fjalë për t’i investuar ato. Atyre u ‘mungon imagjinata'”, thotë Mejdini, prandaj “ata preferojnë tulla dhe llaç më shumë se llojet e tjera të biznesit, të cilat mund ta përdorin për ta pastruar plaçkën e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori