Ecni në këtë mënyrë: 100 hapa mbrapa janë po aq efektivë sa 1.000 përpara

Të gjithë kemi dëgjuar se ecja mund të jetë e mrekullueshme për shëndetin
Por, qëllimi i arritjes së 10.000 hapave në ditë mund të duket pak i vështirë për t’u përshtatur mes ditëve të ngarkuara të punës ose kujdesit për fëmijët.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndryshoni drejtimin e hapave – pohon Dr Michael Mosley. Mjeku televiziv dhe drejtuesi i podkastit Just One Thing, ka thënë se ecja mbrapa në vend të përpara për vetëm disa minuta, mund të ketë disa përfitime befasuese shëndetësore.
Dr Mosley tha se betohet për praktikën ‘e çuditshme’ – e quajtur gjithashtu ‘retro ecje’ – për të ndihmuar me problemet në pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjëve.
“Kjo është një teknikë që është përdorur në fizioterapi për dekada të tëra për rehabilitimin e lëndimeve të poshtme të këmbës”.
“Mund ta përmirësojë ecjen dhe lëvizshmërinë tuaj dhe ka një sasi befasuese të studimeve të mira shkencore që tregojnë se si ecja mbrapa mund ta mprehë kujtesën tuaj dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve”, citon Sun Health fjalët e doktorit.
Ai shtoi se përdorimi i kësaj metode shkon shumë më larg sesa mund të mendoni dhe e quajti ecjen mbrapa një praktikë shumë të lashtë, e cila mendohet se e ka origjinën në Kinë, ku mbetet e njohur edhe sot e kësaj dite.
Dr Mosley iu referua thënies kineze se “100 hapa prapa vlejnë sa 1.000 hapa përpara”, transmeton Telegrafi.
Djeg më shumë kalori
Sipas ekspertit, ecja mbrapa kërkon më shumë energji – rreth 30 për qind, sipas studimeve – kështu që e ndihmon trupin të djegë disa kalori më shumë sesa ecja përpara. Ecja mbrapa përdor muskujt që janë më pak aktivë gjatë ecjes përpara.
Ai iu referua një studimi në International Journal of Sports Medicine, i cili zbuloi se vullnetarët e shëndetshëm humbën 2.5 për qind të yndyrës së tyre trupore duke shtuar ecjen retro në planin e tyre të stërvitjes.
Forcon kujtesën afatshkurtër
Retro ecja gjithashtu mund ta forcojë kujtesën afatshkurtër. Studiuesit nga Universiteti i Roehampton testuan kujtesën e njerëzve për një video pasi u kërkuan të ecnin mbrapa, përpara ose të qëndronin pa lëvizur dhe zbuluan se ecësit retro “mbanin mend vazhdimisht më shumë për videon se të tjerët”.
“Ecja mbrapa aktivizon pjesë të ndryshme të trurit sesa ecja përpara” duke ndihmuar në “mobilizimin e burimeve të trurit tuaj”. Kjo përfshin korteksin paraballor – i cili është i përfshirë në planifikim, vendimmarrje dhe kujtesë – ka sqaruar doktori.
Zvogëlon dhimbjen e shpinës dhe përmirëson ekuilibrin
Profesoresha Janet Dufek nga Universiteti i Nevadas në Las Vegas, e ftuar në podcast, është shprehur se një nga përfitimet kryesore të ecjes prapa është “përdorimi i ndryshëm i grupeve kryesore të muskujve”, i cili mund të ndihmojë me dhimbjen e shpinës dhe fleksibilitetin.
Muskujt në pjesën e pasme të këmbëve shtrihen kur ecni prapa dhe kjo shtrirje lejon një gamë më të madhe lëvizjeje dhe për këtë arsye redukton stresin në shpinë.
Një studim i vogël i atletëve që Dr. Dufek drejtoi, zbuloi se 80 për qind e tyre ishin në gjendje të lehtësonin dhimbjet e shpinës me ecje retro. Ajo shtoi se kjo praktikë mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e stabilitetit dhe ekuilibrit.
Pse të mos e provoni vetë? Sugjerohet të filloni ngadalë dhe të shtoni numrin e hapave dhe shpejtësinë e ecjes mbrapa për një periudhë më të gjatë kohore. Filloni me një ose dy minuta dhe shtoni një minutë tjetër çdo dy ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si të kuptoni se trupit tuaj i mungon vitamina C, këto janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Mos neglizho simptomat! Anemia nuk është thjesht lodhje – është një alarm nga trupi yt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm