A ecni në gjumë apo flisni në gjumë? Ja pse ndodh dhe kur është koha për të kërkuar ndihmën e mjekut

Problemi me ecjen në gjumë dhe të folurit në gjumë mund të jetë mjaft serioz, ndaj mjekët paralajmërojnë se ndonjëherë duhet të konsultoheni me ekspertë
Ecja në gjumë dhe të folurit në gjumë duket si një gjë e padëmshme, por nuk është gjithmonë kështu. Përveçse shkakton frikë te të tjerët që janë dëshmitarë të këtij fenomeni, mund të sjellë edhe lëndime apo probleme të ngjashme. Keren Li, është doktoreshë e neurologjisë dhe prej kohësh merret me parasomnitë.
“Shumë nga këto aktivitete janë komike në shikim të parë, por kur të kuptoni se si supozohet të funksionojë truri gjatë gjumit, do të shihni se situata mund të mos jetë aq e padëmshme”, thotë Karen.
Ëndërrimi ndodh kur truri hyn në gjumin REM, faza e katërt e ciklit të gjumit. Ndodh një model unik, me të gjithë muskujt e trupit të paralizuar, përveç atyre që lejojnë diafragmën të lëvizë, të kontrollojë frymëmarrjen dhe muskujt e syve, të cilët dridhen përpara dhe mbrapa në një drejtim horizontal, transmeton Telegrafi.
Pse ndodh ecja ose të folurit në gjumë?
Shkaku i saktë i parasomnisë mbetet një mister, por ekspertët kanë zbuluar disa nga shkaktarët e saj më të zakonshëm:
▪ orar i parregullt i gjumit
▪ mungesa e gjumit
▪ stresi
▪ alkooli ose droga
▪ drita e ambientit
▪ tungujt
“Shpesh dëgjoj njerëz që dalin në oborr gjatë natës ose hanë një copë tortë në kuzhinë dhe nuk e kanë idenë se si kanë arritur atje”, thotë Lee. “Mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse mund të ndodhë që një person të bjerë nga shtrati, të endet në rrugë ose të hajë diçka të pangrënshme, siç është bishti i cigares”, vazhdoi ajo.
“Imagjinoni të vozitni një makinë dhe të bini në gjumë herë pas here dhe të mbani këmbën në pedalin e gazit gjatë gjithë kohës. Kam parë njerëz që përjetojnë këto ëndrra dhe përfundojnë në urgjencë, me fraktura të kafkës ose kocka të thyera”, përshkroi doktori.
Si trajtohen këto probleme?
Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah rreziqet e kësaj sjelljeje dhe e kanë lidhur atë me një formë të demencës dhe sëmundjes së Parkinsonit. Neurologët, për të filluar trajtimin, fillimisht duhet të specifikojnë problemin dhe të përjashtojnë mundësinë e çrregullimeve të tjera.
Më shpesh, këshillohet të përmirësohet orari i gjumit, të reduktohet stresi dhe të mos ndërrohet shpesh vendi i gjumit. Ilaçet ndonjëherë përshkruhen dhe është gjithashtu e rëndësishme që personi të qëndrojë larg pijeve alkoolike dhe cigareve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE