LAJMI I FUNDIT:

E zuri çatia e Komunës së Prishtinës, Elza Ujkani pasi doli nga spitali vjen me një rrëfim emocional

E zuri çatia e Komunës së Prishtinës, Elza Ujkani pasi doli nga spitali vjen me një rrëfim emocional

Elza Ujkani vajza që u lëndua rëndë nga rrëzimi i kulmit të komunës së Prishtin, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është liruar nga QKUK.

“Sot po dal…”.


“18 janar e Enjte. Po shkoja në punë si çdo ditë tjetër, dhe për një moment çuditërisht… një zhurmë që më ndali dëgjimin, një dritë që mi mbylli sytë, një erë që e nuhata me të gjithë qënien time.

Po mundohesha të qëndroja e vetëdijshme, ndërsa ndjeja një errësirë të pakuptueshme që më rrethonte. Ende nuk po e kuptoja se çfarë ka ndodhur! Nuk kisha frikë, vetëm prisja që errësira te largohej…

Nderkohë, pashë veten në duart e Fisnik, të cilin nuk e njihja, vetëm se ai po mundohej me mundësite e tij të ndalonte gjakderdhjen time.

Pas pak… zhurma e ambulances, ato rrotat e shtratit qe po më dërgonin në spital, me dukej se herë pas here po me zgjonin nga gjumi, nga i cili nuk po mund të zgjohesha.

Ajo që ndoqi ishte një periudhë turbulencash dhe operacionesh të paqarta për të shpëtuar jetën time. Falë intervencionit të shpejtë kirurgjik të Dr. Faik Qosja dhe përkujdesjes intensive nga stafi i Qendrës Klinike Universitare, hapa sytë përsëri.

Ditët e vështira në spital, ndërmjet dhimbjes dhe emocioneve, më mësonin vlerën e jetës dhe njerëzve përreth meje. Mikrobiologët si Dr. Albina Ponosheci, Vera Berisha-Ndrejaj dhe Shemsedin Dreshaj luftuan infeksionet dhe ndihmuan në mbajtjen time në rrugën e shërimit.

Një falënderim i veçantë shkon për ata që qëndruan pranë meje, nga familja ime e dashur deri tek miqtë e ngushtë dhe ata shumë të tjerë që u lutën për mua. Ju falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.

Ndërsa jam ende në rrugëtimin tim të rimëkëmbjes, dua të bëj një thirrje për institucionet: të bëhen punët siç duhet, pa kursyer në siguri. Le të jetë rrëfimi im një kujtesë që në fund të ditës, jeta jonë varet nga cilësia dhe kujdesi që ne vendosim në çdo gur të ndërtesës sonë.

Ndoshta errësirën e kam lënë pas, por një gjë është e sigurt – besimi dhe dashuria janë dritat që udhëheqin çdo hap të rrugëtimit tim.

Elhamdulilah, për çdo frymë e ditë të re.”

Ndërsa Erza vazhdon rrugëtimin e saj të rimëkëmbjes, të shumtë janë ata që janë prekur nga guximi dhe pozitiviteti i saj ndaj sfidave më të mëdha të jetës. Ajo mbetet një simbol i vullnetit të palëkundur njerëzor dhe në këto kohë, historia e saj është një dëshmi e jashtëzakonshme e rezistencës dhe forcës së shpirtit të njeriut”, shkroi Elza në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori