Mediat nga Gjermania e kanë lidhur Antonio Conten me punën e Bayern Munichut, por a është italian një kandidat i vërtetë për gjigantët e Bundesligës.

Bavarezët tronditën shumë kur njoftuar në mënyrë të papritur planet e tyre për t'u ndarë me trajnerin Thomas Tuchel në fund të sezonit.


Ata ishin të pakënaqur me paaftësinë e trajnerit për të rivalizuar liderët e Bundesligës, Bayer Leverkusen, ndërsa edhe humbja në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë ndaj Lazio luajti rol.

Tuchel

Një numër i madh trajnerësh janë paraqitur si opsione të mundshme në skuadrën e Bayern Munich, me favoritin e Xabi Alonson, i cili gjithashtu ka qenë shumë i lidhur me Liverpoolin, që ku Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin pas nëntë vitesh.

Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto ka dhënë një përditësim mbi lidhjet e Conte me Bayern Munich në një intervistë për Caught Offside.

Prioriteti aktual i trajnerit është ende në Itali, duke dashur të drejtojë një klub të Serie A, por ai nuk do të përjashtonte një projekt të madh jashtë vendit.

conte wiggle sport 080124

Bayern Munich e ka ka Conten në listën e tyre të ngushtë, por ai nuk është prioriteti aktualisht, me Alonson që është më i kërkuari. /Telegrafi/

telegrafi sport app