LAJMI I FUNDIT:

E vuri në gjumë dhe e futi gabimisht në furrë, humb jetën foshnja në Kanasas City – akuzohet e ëma e saj

E vuri në gjumë dhe e futi gabimisht në furrë, humb jetën foshnja në Kanasas City – akuzohet e ëma e saj

Një foshnje humbi jetën pasi nëna e saj gabimisht e futi në gjumë në furrë, ka njoftuar prokurori amerikan.

Mariah Thomas nga Kansas City, Missouri akuzohet për rrëzimin e mirëqenies së një fëmije, transmeton Telegrafi.

Të premten pasdite, policia iu përgjigj një raportimi për një foshnjë që nuk merrte frymë.


Në deklaratën e shkakut të mundshëm thuhet se reaguesit e urgjencës e gjetën fëmijën me djegie të dukshme. Foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje.

Në komunikatën për media thuhet se dëshmitari ka thënë se nëna “e ka vënë fëmijën për të fjetur dhe aksidentalisht e ka futur në furrë në vend që të jetë në krevat fëmijësh”.

Policia nuk ka specifikuar saktësisht se si ka ndodhur gabimi, shkruan Sky Neës.

“Ne e njohim natyrën e tmerrshme të kësaj tragjedie dhe zemrat tona janë të rënda për humbjen e kësaj jete të çmuar. Ne besojmë se sistemi i drejtësisë do t’i përgjigjet siç duhet këtyre rrethanave të tmerrshme”, tha prokurori i Qarkut Jackson, Jean Peters Baker. /Telegrafi/