“E vdekura” lind binjakë

26-vjeçarja gjatë një shëtitje me familjen e saj në muajin mars ka përjetuar aneurizëm në tru. Mjekët kishin deklaruar se asaj i ka vdekur truri. Mirëpo, 42 ditë pas ajo ka lindur binjakë.
Përkundër kësaj deklarate të mjekëve, familjarët kishin shpresuar në riaftësimin e saj dhe kanë kërkuar që të vendoset në aparate respiratore.
Me kalimin e kohës, Christines i është rritur shtypja e gjakut, e cila ka qenë rrezik për fëmijët që ka pasur në bark. Familja është dashur të marrë një vendim të vështirë – Christinen ose binjakët.
Daily Mail raporton se ata vendosën që ta largojnë nga aparatet që e mbanin në jetë, në mënyrë që të shpëtojnë fëmijët, të cilët erdhën në jetë me prerje cezariane.
“Zoti ka mundur ta marrë edhe atë edhe fëmijët. Por jo, na i la fëmijët. Kjo është një mrekulli e vërtetë”, ka thënë një e afërme e saj. /Telegrafi/





















































