Aston Villa mposhti Derby Countyn gjatë ditës së djeshme në Wembley dhe siguroi hyrjen në Ligën Premier.

Klubi i famshëm anglez u kthye pas tre viteve në kampionatin elitar anglez dhe siguroi të paktën 180 milionë funte nga të drejtat televizive dhe të ardhurat e tjera.


Por përveç tifozëve, rezultatin e madh të klubit e shijoj edhe Randy Lerner, ish-pronar i klubit anglez.

Ai e kishte shitur klubin te biznesmeni kinez, Tony Xia në vitin 2016 për 76.2 milion funte pasi u largua në ligën elitare angleze.

Por Lerner kishte bërë një klauzolë në kontratën e shitjes se do të fitojë edhe 30 milionë funte të tjera nëse Aston Villa kthehet në Ligën Premier gjatë tre sezoneve të ardhshme.

Ndeshja kundër Derbyt ishte shpresa e tij e fundit se bonusi do të aktivizohet dhe kjo u arrit mbrëmë pas triumfit të skuadrës nga Birminghami me rezultat 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app