E raportoi dhëndrin në polici pasi ia rrahu vajzën - i dyshuari nga Shtërpca arrestohet

Një rast dhune në familje ka ndodhur në Shtërpcë, ku një dhëndër është raportuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ankuesi, i ati i viktimës, ka njoftuar autoritetet për ngjarjen.
Sipas policisë, gjatë intervenimit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është konfiskuar një pushkë gjuetie pa leje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































