LAJMI I FUNDIT:

E qëllon në shpinë me nëntë plumba burrin në karrocë të invalidëve, policia në SHBA kërkon shkarkimin e zyrtarit policor

E qëllon në shpinë me nëntë plumba burrin në karrocë të invalidëve, policia në SHBA kërkon shkarkimin e zyrtarit policor

Richard Lee Richards me karrocën e tij të motorizuar të invalidëve, ishte nisur drejt hyrjes së një dyqani në Tuscon të SHBA-ve, kur një polic prapa tij nxori revolen.

Disa momente më pas, punonjësi i dyqanit fqinj – Walmart njoftoi policinë se ka parë Richardsin duke vjedhur një kuti me vegla pune, transmeton Telegrafi.


Punonjësi dhe polici Ryan Remington përcollën Richardin deri në parking në drejtim të një dyqani tjetër. Madje policia tha se në një moment Richards i është vërsulur punonjësit me një thikë, duke bërtitur “ja fatura”.

Remington i kishte bërtitur duke e urdhëruar që të mos futet në dyqan dhe ishte nisur në drejtim të Richardsit, ku pa kurrfarë paralajmërimi shkrepi nëntë plumba mbi 61-vjeçarin që u godit në shpinë nga afër – duke mbetur i vdekur në vend, shkruan Washington Post.

Shefi i policisë në Tuscon, Chris Magnus, tha para gazetarëve se policia është e vendosur që ta shkarkoj Remingtonin.

“Të jem i qartë, më kanë prekur thellë veprimet e policit Remington. Përdorimi i forcës vdekjeprurës në këtë incident është qartë shkelje e politikave të kësaj njësie dhe drejtpërdrejt kontradiktore nga ajo çfarë mësohet në trajnime sa i përket përdorimit të forcës”, shtoi ai.

E kryetarja e qytetit Tucson, Regina Romero, ka vlerësuar se vrasja e Richardsit është e “paarsyeshme” – duke kërkuar me urgjencë të kryhen hetime.

Mediat lokale raportojnë se Richards në vitin 2007 ishte dënuar me 10 vite burgim për tentimvrasje, sikurse edhe në vitin 2019 kur pranoi se është marrë me kontrabandimin e emigrantëve – ku u dënua me më shumë se një vit burgim.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori