Paul George ka befasuar të gjithë opinionin basketbollistik në Amerikë.

Basketbollisti amerikan ishte i lirë pas skadimit të kontratës me skuadrën e Oklahoma City Thunder.


E të gjithë prisnin se ai do të rikthehet në qytetin e lindjes, në Los Angeles.

Lakers ishin favoritët kryesorë për të nënshkruar me George, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

28-vjeçari ka befasuar të gjithë duke vazhduar kontratën e tij me Oklahoma City Thunder edhe për katër vite të tjera.

George ka marrë kontratë maksimale sa i përket pagës vjetore.

Për katër vitet e ardhshme, George në Oklahoma do të marrë 137 milionë dollarë.

Kësisoj basketbollisti amerikan bëhet ndër më të paguarit në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA. /Telegrafi/

telegrafi sport app