Real Madridi nuk mund të akuzojë Interin në lidhje me çështjen e Luka Modricit sepse thuhet se kroati ka pranuar se ishte ai që iu afrua Nerazzurrëve.

Gjysma e parë e muajit gusht ishte e mbushur me lajme rreth një transferimi të yllit kroat te Interi.


Një herë thuhej se Modric e do klubin italian dhe ka marrëveshje me ta dhe pastaj mohohej nga klubi spanjoll, i cili nuk dëshironte ta lejonte largimin e lojtarit.

Çështja e kroatit i futi të dy klubet në një 'luftë' me Mbretërit që vendosën t'i padisin italianët në lidhje me tentimin për transferim.

Luka Modricc Modric ka pohur se ishte ai që iu ofrua Interit (Getty Images)

Kësaj çështje iu shtua edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ndaj të cilit u bë padi nga Interi pas deklaratave të pamatura të tij.

Mbretërit e raportuan Interin në FIFA për kontakte të paligjshme me lojtarin e tyre.

Megjithatë, sipas raporteve të mediave në Spanjë, Modric dëshmoi në FIFA se ai ishte ai që iu afrua Interit nëpërmjet agjentit të tij dhe jo anasjelltas.

Ai ishte i etur të bashkohej me shokët e tjerë kroat, Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app