E papritur: Dion Gallapeni afër kalimit te rivali që po lufton për titull në Poloni

Mbrojtësi Dion Gallapeni është shumë afër ta kompletojë kalimin te skuadra polake Wisla Plock, në formë huazimi me opsion blerje.
Çuditërisht, ylli i Kosovës e ka humbur vendin te skuadra e tij Widzew Lodz, ku nuk ishte fare i ftuar në ndeshjen e fundit dhe pritet të ndryshojë skuadër gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas raportimeve të gazetarit Tomasz Wlodarczyk, Gallapeni do t’i bashkohet Plock në formë huazimi me opsion blerje, por nuk është e qartë se cila do të jetë vlera nëse klubi polak vendos ta aktivizojë këtë klauzolë.
Plock po shkakton befasi të mëdha në Poloni këtë edicion, duke luftuar për titullin kampion derisa Lodz ndodhet në garë për mbijetesë, andaj një largim i mbrojtësit kosovar do të jetë një lëvizje mjaftë e mençur.
🚨 BREAKING: Dion Gallapeni will be loaned out to @WislaPlockSA
The Polish club, currently in 2nd place in the Ekstraklasa, will have an option to make the transfer permanent in the summer.
The 21 y/o 🇽🇰 LB is expected to join his new club next week.
[@Meczykipl] pic.twitter.com/KuJnD9FAUE
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) February 15, 2026
Gallapeni i është bashkuar Lodz vetëm në korrikun e vitit 2025, ku ka zhvilluar 10 paraqitje deri më tani, për të kontribuar me një gol. Skuadra polake pagoi 250 mijë euro te Prishtina në verë, por tani pritet të fitojnë miliona euro prej tij.
Kujtojmë, me paraqitjet e jashtëzakonshme në fanellën e Kosovës vlera e tij ka shkuar në 2.5 milionë euro, kurse raportohet se është në “radarin” e Bolognas për në verë./Telegrafi




















































